Publicisti i njohur kosovar, Shkelzen Maliqi, ka komentuar rreth punimeve dhe vendosjes së shtatorëve që po bëhet pa asnjë kriter në Kosovë.
Maliqi ka thënë se duhet të ketë ligj dhe rregulla strikte për ngritjen e tyre, çka do të pamundësonin zaptimin e hapësirave publike, shkruan Reporteri.net.
Postimi i plotë:
Shemtia e skulpturave publike, që nga ajo e Klintonit e deri te këto të Skënderbeut dhe Adem Jasharit, shpërfaqin shëmtinë e sistemit që mundëson ngritjen e tyre.
Duhet të ketë ligj dhe rregulla strikte të ngritjes së tyre, që do të pamundësonin zaptimin e hapësirave publike nga idolatria arbitrare e mediokre.
Nuk mjaftojnë reagimet pasi që këto zaptime shëmtuese ndodhin.
Publiku duhet të ketë të drejtën ti heq ato, me peticione dhe padi.
Jo duke larguar statujat e Klintonit, Adem Jasharit etj. por duke shpallur konkurse për zëvendësimin e tyre me vepra të artit publik dinjitoz dhe meritor.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.