Një person, i cili punonte në kopshtin e 46-vjeçarit nga fshati Janjevë e Lipjanit rezultoi pozitiv me koronavirus të enjten, dyshohet se është prekur nga COVID-19, ka thënë kryetari i komunës, Imri Ahmeti.
Ahmeti është shprehur se personi i dyshuar punonte si kopshtar në shtëpinë e 46-vjeçarit.
Sipas kreut të Komunës së Lipjanit, i dyshuari ka dërguar mostrat për ekzaminim në QKUK.
“Është edhe një rast i dyshimtë që është dërguar në Prishtinë, por akoma nuk kanë dal rezultatet e këtij rasti. Personi ka shkuar mbrëmë në Prishtinë, por edhe sot ka shkuar sërish në mëngjes”, ka thënë Ahmeti për Insajderin.
“Personi në fjalë ka qenë duke punuar në oborrin e personit të infektuar. Ka punuar aty si kopshtar”, ka thënë Ahmeti.
46-vjeçari, i cili regjistroi me koronavirus të enjten, ishte kthyer nga Berlini me aeroplan më 11 mars, ka njoftuar dje Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK).
Deri sot, IKShPK-ja ka konfirmuar 21 raste me koronavirus në Kosovë
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.