×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkoi për t’u shëruar jashtë, vdes në rrethana të dyshimta gruaja kosovare

    Reporteri
    08 Nëntor 2020 | 11:32
    Ilustrim

    Dje në policinë e Kosovës është raportuar një vdekje në rrethana të dyshimta.


    Një person që policia nuk ia publikon emrin, është ankuar se gruaja e tij kishte shkuar për shërim jashtë vendit dhe nga neglizhenca e mjekëve të spital kishte vdekur.

    Për këtë rast, policia dhe prokuroria kërkojnë që të ndjerës t’i bëhet obduksionin.

    “Prishtinë 06.11.2020 16:00. Ankuesi mashkull Kos. raporton se gruaja e tij viktima femër Kos. kishte shkuar për shërim në një spital jashtë shtetit dhe atje kishte vdekur. Ankuesi dyshon se deri te vdekja e gruas kishte ardhur nga neglizhenca e mjekëve të spitalit. Në konsultim me prokurorin hapet rasti dhe kërkohet t’i bëhet obduksioni”, thuhet në raportin e PK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!