×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkon mbi 1 mijë numri i viktimave nga COVID në Kosovë

    Reporteri
    29 Nëntor 2020 | 15:08

    16 pacientë kanë humbur jetën vetëm në 24 orët e fundit si pasojë e infektimit me coronavirus në Kosovë, duke e çuar kështu shifrën totale të vdekjeve në 1,005 raste.


    Ndërkohë janë konfirmuar edhe 626 raste të reja pozitive.

    Në raportin 24 orësh, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se po ashtu janë shëruar edhe 673 pacientë që ishin të infektuar me virusin SARS CoV-2, shkruan Reporteri.net.

    Numri total i rasteve pozitive është 39.057 raste nga 142.769 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.005 raste të vdekjes.

    Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 24.427 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.625. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!