×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkon në 120 mijë numri i aplikuesve për 10% e Trustit

    Reporteri
    11 Dhjetor 2020 | 19:32

    Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës, ka njoftuar se adresa e re për tërheqje të 10 për qindëshit nga trusti është e sigurt, teksa ka paralajmëruar se për tri orë e gjysmë, kanë aplikuar 120 mijë persona.


    Njoftimi është bërë përmes një komunikate të lëshuar nga Fondi, teksa kanë njoftuar për hapjen e një uebfaqeje të re, në mënyrë të përshpejtimit të aplikimit,

    Për më pak se një orë, pas hapjes së aplikimit për tërheqjen e 10%-shit, arritën të aplikonin 30 mijë qytetarë.

    Njoftimi i plotë:

    NJOFTIM

    Të nderuar kontribuues dhe qytetarë,

    Kemi paralajmëruar hapjen e aplikimeve sot në ora 15:00. Departamenti i Teknologjisë së Informacionit ka ngritur dyshime për sigurinë e uebfaqes, duke llogaritur edhe fluksin tejet të lartë të aplikuesve. Për të parandaluar çfarëdo risku, vendosëm ta ndërrojmë adresën e shërbimit.

    Shumë shpejt kemi arritur që të gjejmë zgjidhje me një adresë të re, të cilën e kemi promovuar dhe ku aplikimi ka vazhduar me rreth gjysmë ore me vonesë.

    Ndërkohë, prej kalimit në adresën e re, i kemi mbi 120 mijë aplikime të përfunduara me sukses brenda tri orësh e gjysmë.

    Nuk kemi pretenduar se gjithçka mund të parashikohej por veprimi i marrë sot kishte të vetmin qëllim: sigurinë e kontribuuesve.

    Duam të falënderojmë Agjencinë së Shoqërisë Informative (ASHI), e cila na dha ndihmë në këtë proces.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!