×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkon në 135 numri i vdekjeve nga koronavirus në Kosovë

    Reporteri
    19 Korrik 2020 | 15:09

    Pesë persona kanë vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, duke çuar shifrën totale në 135.


    Ndërkohë janë regjistruar edhe 118 raste të reja me COVID-19.

    Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 48 raste, komuna e Ferizajt 11 raste, komuna e Fushë Kosovës 9 raste, komuna e Drenasit 7 raste, komuna e Pejës 7 raste, komuna e Mitrovicës 6 raste, komuna e Prizrenit 4 raste, komuna e Gjilanit 4 raste, komuna e Gjakovës 3 raste, komuna e Podujevës 3 raste, komuna e Vitisë 3 raste, nga 2 raste komunat: Kaçanik, Skenderaj dhe Vushtrri dhe me nga 1 rast komunat: Han i Elezit, Kamenicë, Klinë, Kllokot, Lipjan, Obiliq dhe Suharekë.

    Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 489 mostra të testuara 118 kanë rezultuar pozitive. Në të njëjtën kohë, kjo ministri ka bërë të ditur se janë shëruar 157 persona.

    Në total në Kosovë 5735 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, ndërsa raste aktive janë 2632. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!