×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkon në 249 numri i vdekjeve si pasojë e koronavirusit

    Reporteri
    02 Gusht 2020 | 15:05

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit 13 persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit duke e çuar kështu numrin total të vdekjeve në 249.


    Po ashtu IKSHPK ka bërë të ditur se janë konfirmuar edhe 245 raste të reja me COVID-19, shkruan Reporteri.net.

    Numri total i rasteve pozitive është 8.799 raste nga 37.411 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

    Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 133 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4.863 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.687. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!