×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkon në 64 numri i të prekurve me koronavirus në Malishevë, në Prishtinë 24 raste

    Reporteri
    07 Prill 2020 | 23:43

    Rastet pozitive janë raste kontakti, shtatë prej tyre me vendbanim në Smrekonicë-Vushtrri, tre me vendbanim në Prishtinë, dy me vendbanim në Senik-Malishevë dhe me nga një rast nga vendbanimet në Llashkadrenovc-Malishevë, Sazli-Ferizaj, Ujmir-Klinë, Gjakovë, Gjilan, Topanicë- Kamenicë dhe Vushtrri.


    Pas konfirmimit të këtyre rasteve, Malisheva vazhdon të prijë me numrin e personave të prekur.

    Me konfirmimin e 3 rasteve të reja, shkon në 64 numri i personave të prekur në këtë komunë, shkruan Reporteri.net.

    E dyta renditet Prishtina me 24 raste, Gjilani 17 raste, Vushtrria 16 raste, Kamenica me 13 raste, Gjakova 10 raste, Vitia 7 raste, Mitrovicë e Veriut 5 raste, Peja 6 raste, Podujeva 4 raste, Fushë Kosova dhe Prizreni nga 3 raste, Suhareka dhe Ferizaj 2 raste, Klina 2 raste (një i shëruar – shtetasja italiane), kurse nga një rast janë në, Lipjan, Mitrovicë, Obiliq e Shtime.

    Ndërsa sot janë shëruar edhe gjashtë pacientë të tjerë, duke çuar kështu në 30 numrin e të shëruarve në Kosovë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!