Qendra Sociale në Drenas ka bërë shpërndarjen e mishit në këtë komunë. Paketimet kanë qenë nga organizata Islamic Relief Kosova e brenda tyre ka pasur mish të prishur nga kafshët e prera me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Kështu të paktën po deklaron një qytetar i Drenasit që ka treguar për përvojën e tmerrshme që ka pasur sot.
I njëjti thotë se ka shkuar në Qendrën Sociale në Drenas ku janë shpërndarë pakot me mish kurbani.
Qytetari nga Drenasi ka dërguar disa fotografi në Gazetën Express të paketimit, me mish të prishur.
“Sot kemi shkuar në Qendrën Sociale për të marrë nga një pako, shpërndarjen e ka bërë Islamic Relief Kosova, kur erdhëm në shtëpi hapëm pakon, 3-4 kilogram mish kurbani i prishur. Era është e tmerrshme” është shprehur qytetari.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.