×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkuan t’i kontrollojnë për shmangie nga tatimi, gjetën armë

    Reporteri
    24 Shkurt 2023 | 10:53

    Shkuan t’i kontrollojnë  bizneset për shmangie nga tatimi, por Dogana e Kosovës në një aksion të zhvilluar mbrëmë bashkë me Administratën Tatimore të Kosovës dhe Krimet Ekonomike, gjetën armë.

    Në njoftim bëhet e ditur se është gjetur një armë pa leje me dhjetë fishekë.

    “Dogana e Kosovës, bashkë me Administratën Tatimore të Kosovës dhe Krimet Ekonomike, mbrëmë kane zhvilluar një aksion ne rajonin e Pejës, gjegjësisht në Çarshinë e gjatë, ku dyshohet se disa biznese i janë shmangur tatimit të shtetit, me ç’rast gjate bastisjes kanë konfiskuar edhe armë e cila ka qene pa leje dhe, dhjetë fishek”, thuhet në njoftim./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!