Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shkumbin Demaliaj, ka krijuar një iniciativë lokale politike – duke ndarë rrugët përfundimisht nga partia e Ramush Haradinajt.
Ajo quhet “Iniciativa Qytetare Demokracia”. Demaliaj ka thënë se dyert e kësaj iniciative janë të hapura.
“Të dashur qytetarë të Komunës së Deçanit Që nga nesër me datë 26 Mars 2025 Dyert e Iniciativës Qytetare -DEMOKRACIA”, ka shkruar ai në Facebook, të martën.
Pas kësaj, nënkryetari i AAK-së, Daut Haradinaj, ka shkruar në Facebook, duke thënë se me gjithë respektin për Demaliaj, Deçani do të vazhdojë me AAK-në e Bashkim Ramosaj në krye të Deçanit.
“Me gjithë respektin për angazhimin e tij në luftë dhe pas lufte në AAK, Shkumba paska marrë drejtim tjetër. Shpresoj se nuk do të zhgënjehet! AAK në Deçan vazhdon me fituesin e kaluar dhe të ardhshëm, Bashkim Ramosaj”, ka shkruar Daut Haradinaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.