Një shofer autobusi nga Shqipëria po kalonte sot kufirin për në Kosovë. Ishte ora 10:00 dhe ai u gjet pranë policit kosovar. Kur ia dha dokumentacionin, mes tyre kishte futur 5 euro. Kur polici kosovar i sheh këto para, e pyet shoferin se ‘për çka janë këto’, shoferi ia kthen se ‘për respekt’.
Me gjasë shoferi është mësuar ndryshe me policët nga Shqipëria, pasi një veprim i tilë nuk i ka ecë me policorë të Kosovës.
Sipas burimeve të Reporterit brenda policisë së Kosovës, polici në fjalë ka thirrë mënjherë kolegët e tij dhe prokurorinë në Prizren. Me këtë rast është arrestuar shoferi nga Shqipëria.
Autobusi ishte me udhëtarë, dhe sipas burimeve të Reporterit, shoferi po e bënte këtë me qëllim që të përfundojë kontrollat kufitare më shpejtë.
Është e njohur edhe si legjendë urbane se nepër vendet e rajonit ndodhë kjo praktikë korruptimi nga ana e shoferëve të autobusëve. Ka pasë edhe raste të ndryshme të raportuara, por imagjinoni sa mund të ketë që nuk raportohen. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.