Lidhur me aksidentin mes një furgoni dhe trenit në fshatin Krushevë e Madhe në Klinë, Policia e ka bërë të ditur se një grua dhe një burrë kanë mbetur të vdekur, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se viktima tashmë, i cili dhe po drejtonte furgonin nuk ka ndaluar tek shenja stop para vendkalimit në hekurudhë ku dhe ka ardhur deri te goditja nga treni.
“Krushevë e Madhe, Klinë / 09.03.2024 – 18:10. Një mashkull dhe një femër kosovar-e kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur midis automjetit (furgon) që po udhëtonin dhe një treni. Aksidenti dyshohet se ka ndodhur pasi drejtuesi i automjetit (i vdekuri) nuk e ka ndaluar automjetin në shenjën STOP para vendkalimit mbi hekurudhë me ç’rast është goditur nga treni. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me urdhër të prokurorit trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në obduksion”, thuhet në raport.
Gazeta Online Reporteri.net raportoi mbrëmë se aksidenti kishte ndodhur rreth orës 18:00.
Dy personat ishin dërguar me Emergjencë për në Spitalin Rajonal në Pejë, ku më pas ndërruan jetë. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.