Të shtunën në orët e para të mëngjesit ka ndodhur një aksident me fatalitet në rrugën Nacionale në Zubin Potok, ku si pasojë e këtij aksidenti humbi jetën një person, ndërsa u lënduan tre tjerë të cilët u dërguan për tretman në Spitalin e Mitrovicës.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se vozitësi nga pakujdesia ka goditur dy vetura tjera të parkuara, teksa si pasojë e aksidentit ai ka mbetur i vdekur, ndërsa tre pasagjerë tjerë janë dërguar në Spitalin e Mitrovicës për tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës i është liruar familjarëve për ceremoni mortore, thuhet në raport.
“Vozitësit mashkull kosovar me veturë, nga pa kujdesia ka goditur dy vetura të tjera të parkuar. Si pasojë e aksidentit, vozitësi ka vdekur, ndërsa tre pasagjerët e tij meshkuj kosovarë janë dërguar në Spitalin e Mitrovicës për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës i është liruar familjarëve për ceremoni mortore.”
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.