×
  • Lajme
  • Lajme

    Shoqata e Gastronomëve apel Qeverisë për të vepruar: Punëtorët e sektorit privat të paguhen gjatë pandemisë

    Reporteri
    27 Mars 2020 | 12:56

    Shoqata e Gastronomëve të Prishtinës i kanë bërë apel qeverisë që punëtorët e sektorit privat të kenë pagë të dinjitetshme për kohën që nuk po punojnë si pasojë e pandemisë.


    Kjo shoqatë ka shkruar se minimumi i pritjeve është paga për sektorin privat dhe koha për të vepruar është tani.

    “Asnjë politikan nuk i duhet shtetit pa ekonomi dhe pa sektor privat. Minimumi i pritjeve tona është një pagë e dinjitetshme për punëtorët e sektorit privat, për kohën që nuk po punojnë, si pasojë e pandemisë, nga taksat e tyre që ata i paguajnë në buxhetin e vendit. Koha për të vepruar është tani”, thuhet në reagim. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!