×
  • Lajme
  • Lajme

    Shoqata e Gastronomëve distancohet nga bizneset që kanë rritur çmimin e kafesë në disa komuna

    Reporteri
    24 Prill 2021 | 15:57

    Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, ka reaguar pasi disa biznese në disa komuna kanë shtrejtuar çmimin e kafes.


    Shoqata e Gastronomëve ka deklaruar se distancohet nga ato veprime të kundërligjshme.

    “Është raportuar se janë duke ndodhur marrëveshje sa i përket rritjes së çmimit të kafes të disa bizneseve në disa komuna të ndryshme të Kosovës. Shoqata e Gastronomëve të Kosovës distancohet nga këto veprime të kundërligjshme të cilat bijnë ndesh me Autoritetin Kosovar të Konkurrencës. Rritja apo mosrritja e çmimit është vendim subjektiv i një biznesi e jo kolektiv. E kuptojmë që është bërë sfidë në vete arritja e likuidimit të shpenzimeve operative, kreditore, etj. mirëpo jo në mënyrë të tillë siç po raportohet. Rrjedhimisht, nëse ky fenomen është duke ndodhur, ju bëjmë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të këtyre veprimeve”, thuhet në reagim.

    Ndryshe, sot kryetari i Autoritet Kosovar të Konkurrences, Valon Prestreshi, ka shprehur shqetësimin për siç ka thënë ngritjen e çmimeve të kafeve dhe produkteve të tjera, në disa prej lokaleve të gastronomisë në Kosovë.

    Prestreshi, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, i ka bërë thirrje shoqatës së gastronomisë që të distancohet nga kjo sjellje e gastronomëve dhe të ndalin këto veprime, në të kundërtën siç ka thënë, AKK-ja do të inicojë procedura hetimore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!