×
  • Lajme
  • Lajme

    Shoqata e Gastronomëve: Prioritet i Qeverisë të jetë mbështetja e bizneseve

    Reporteri
    27 Gusht 2021 | 18:35

    Shoqata e Gastronomëve dje ka mbajtur një takim me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, për të diskutuat për masat e reja që do të i merr qeveria në luftën kundër COVID-19.


    Arian Vranica nga Shoqata e Gastronomëve tha se për këtë sot u mblodh edhe vetë shoqata për atë se nëse duhet të pajtohen më masat apo jo.

    “Ne dje e kemi pas një takim me ministrin për modalitet të cilat mund të ndërmerren, dhe sot kemi diskutuar në mbledhjen e Kuvendit të Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, ku kemi pasur një pajtueshmëri me gjendjen pandemike, e cila i ka vërshuar spitalet, si dhe vdekjet nga virusi, të cilat shprehin shqetësim për neve”, tha Vranica në Info Magazine.

    Tutje, Vranica tha se Gastronomia do të ketë problem të menaxhohet, pas masave të reja, dhe i bëri thirrje qeverisë dhe Ministrit të Financave, Hekuran Murati, që të mbështesin bizneset e prekura nga masat.

    “Sa i përket interesave të gastronomisë, nevoja ekonomikeve dhe sa mund të përballemi, për neve ka qenë e nevojshme që të mundësohet një marrëveshje financiare apo disa prej politikave fiskale”.

    Vranica i bëri thirrje qeverisë që këtë çështje ta trajtojë si të jashtëzakonshme dhe prioritet.

    “Nuk mund të përballojmë këtë mbyllje, duke pasur parasysh shpenzimet operative, apo duke paguar punëtorët e qiratë”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!