×
  • Lajme
  • Lajme

    Shoqata e Gastronomëve të Prishtinës thotë se kafiteritë e restorantet janë buzë falimentimit, lypin ndihmë në paga e qira nga shteti

    Reporteri
    22 Maj 2020 | 19:09

    Kafiteritë dhe restorantet kanë nisur të punojnë take away. Për pak ditë hapen krejt por me masa të kufizuara. Por kjo duket se nuk po iu kryen punë. Ata thonë se janë në prag të falimentimit, shkruan Reporteri.


    Shoqata e Gastronomëve të Prishtinës ka dhënë alarmin se kafietritë dhe restaurantet janë para falimentimit, nëse nuk veprohet shpejt me disa masa që ata kanë propozuar. Në një komunikatë të lëshuar ata thonë se shqetësimet e tyre po rriten, ani pse ishin të parët që u mbyllen dhe të fundit po hapen, shkruan Reporteri.

    “Gjatë periudhës së pandemisë, sektori i Gastronomisë është më i prekuri nga të gjithë, për disa arsye, e ndër to edhe për shkak se me vendimet e Qeverisë jemi të parët ndaj të cilëve janë vendosur masat e ndalimit dhe jemi të fundit që do të na hiqen. Për shkak të kësaj situate, në të cilën praktikisht ne veçse jemi të falimentuar, shqetësimet tona vetëm po rriten ndërsa ne presim që të marrim nga shteti ndihmën e nevojshme për t’i shpëtuar falimentimit faktik”, ka thënë kjo shoqatë, shkruan Reporteri.

    Ata kanë thënë se pas takimit me anëtarët e shoqatës dhe përfaqësuesit e bizneseve të kësaj industrie, anë e mbanë Kosovës, “pas analizave të bëra se në çfarë situate jemi dhe çfarë nevoja kemi, si dhe për të bashkërenduar kërkesat tona së bashku me Qeverinë, ne duke i pasur parasysh edhe kapacitetet financiare të shtetit tonë, i jemi drejtuar të njejtës me kërkesat dhe propozimet si në vijim”:

    1. Kërkojmë që të jemi pjesë e përpilimit të Protokolit të punës pas hapjes së lokaleve, e cila duhet të ndodhë me datën 01.06.2020.
    2. Përfshirjen dhe ndihmën financiare në pakon e rimëkëmbjes
    Sa i përket pikës 1, i kemi propozuar paraprakisht këto masa:
    – Hapja e lokaleve të bëhet me 01.06.2020
    – Distanca nga ulësja në ulësen mbrapa shpinës, jo më shumë se 1.5m
    – Të mos ulen më shumë se 4 persona në një tavolinë, përveç nëse janë anëtarë të të njëjtës bashkësi familjare
    – Të ketë dizenfiktantë të çasshëm lehtë nga klientët në çdo lokal
    – Stafi të jenë të pajisur me doeza dhe maska
    – Të mos shërbehet në banak
    – Servisimi i tavolinave (vendosja e thikave, pirunjëve, lugëve etj) të bëhet bashkë me shërbimin e porosisë
    – Menu të jetë një përdorimshe ose të jetë e tillë që të mund të dizenfiktohet pas çdo porosie.
    – Menaxheri i pikës të jetë përgjegjës për mos grumbullim të më shumë se 4 personave në tavolinë (konform pikës së lartëpërmendur)
    – Orari i punës të jetë 7:00 – 24:00
    Për pikën 2, ndihmën financiare dhe përfshirjen në pakon e rimëkëmbjes, kemi propozuar si në vijim:
    – Vazhdimi i mbështetjes në paga për punëtorët më së paku deri në Dhjetor 2020
    – Subvensionimi i 50% të qirasë së lokaleve deri në Dhjetor 2020
    – Shtyerja e kredive aktuale,
    – Të largohemi nga High Risk, në bankat komerciale në Kosovë
    – Të krijohen kushte të reja për aplikim në kredi të buta me kamatë deri në 1.5% dhe me grejs periudhë
    – Të ndryshohet norma e TVSH-së nga 18% në 8% për fushën e Gastronomisë
    – Masa tjera lehtësuese fiskale të cilat do të vendosen në bashkëpunim me qeverinë”, janë propozimet e tyre./Reporteri

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!