×
  • Lajme
  • Lajme

    Shoqata e Infermierëve të premten organizon protestë

    Reporteri
    28 Shtator 2020 | 15:09

    Shoqata Sindikale e Infermiereve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë kanë paralajmëruar këtë të premte se do të organizojnë protestë.


    Kjo protestë po inicohet pas therjes me thikë së një infermieri në Klinikën e Urologjisë në QKUK.

    Në komunikatën e Sindikatës thuhet se kjo protestë po organizohet duke e vërejtur fenomenin në rritje të abuzimeve verbale dhe fizike ndaj mjekëve dhe infermierëve në vendin e punës.

    Pjesëtarët e Sindikatës u kanë bërë apel Qeverisë së Kosovës, Ministrisë së Shëndetësisë dhe SHSKUK-së të kenë zero tolerancë ndaj veprimeve që e cenojnë jetën dhe punë e stafit mjekësor.

    “Na quajtët heronj, andaj mos na vrisni”, thuhet në shkresën e komunikatës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!