×
  • Lajme
  • Lajme

    Shoqata Farmaceutike arsyeton rritjen e çmimeve në barnatore

    Reporteri
    12 Mars 2020 | 17:41

    Pas raportimeve për rritje të çmimeve në barnatore, ka reaguar edhe Shoqata Farmaceutike e Kosovës.


    Nga kjo shoqatë kanë deklaruar se deri te rritja e çmimeve ka ardhur si rezultat i rritjes së çmimit të lëndës së parë në vendet e tjera, për shkak të gjendjes së krijuar.

    Përmes një komunikate drejtuar medieve, Shoqata e Farmaceutike ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës t’i trajtoj farmacistët si partnerë të rëndësishëm në përpjekjen globale për parandalimin e epidemisë së COVID-19.

    “Me këtë rast edhe çmimet e produkteve farmaceutike ndryshojnë në varësi të çmimit të furnizimit momental. Përgjegjësitë dhe obligimet e farmacistëve në veçanti gjatë kësaj periudhe janë: Furnizimi i mjaftueshëm me pajisje mjekësore (maska, dorëza, mjete të tjera dezinfektuese) Informimi i drejtë dhe edukimi i qytetarëve mbi masat e parandalimit të përhapjes së infeksionit Konsultimet dhe referimet te mjeku kur është e nevojshme”, thuhet në komunikatë./Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!