Shoqata Kosovare e Fizikës ka organizuar garat në nivel vendi, e ku kanë marrë pjesë një numër i konsiderueshëm i nxënësve.
Kjo shoqatë ka shpallur rezultatet finale dhe ka publikuar listën e nxënësve fitues.
Në këtë garë kanë marrë pjesë nxënës të klasave të nënta deri në të dymbëdhjeta nga komuna të ndryshme të Kosovës.
Një nga fituesit e vendeve të treta është edhe nxënësja e shkollës “Ndre Mjeda” në Rakosh të Komunës së Istogut, Blerta Boletini, e cila ka përfaqësuar këtë komunë në këto gara.
Blerta njëkohësisht është edhe futbolliste e talentuar, e cila më herët ka marrë ftesë edhe nga përfaqësuesja e moshave të Kosovës dhe pritet që t’i bashkohet ekipeve zinxhirë të përfaqësueses së Kosovës në futboll.
Në anën tjetër, Shoqata Kosovare e Fizikës ka njoftuar se të gjithë garuesit e klasave 10, 11 dhe 12 të cilët kanë fituar vendin e parë, të dytë ose të tretë mund të marrin pjesë në Olimpiadën kosovare të fizikës 2023.
Në këtë olimpiadë, detyrat do të jenë të njëjta për të gjitha klasat (sipas standardeve të olimpiadave ndërkombëtare). Nga fituesit e Olimpiadës kosovare të fizikës 2023 do të përzgjidhen dy ekipe të cilat do ta përfaqësojnë Kosovën në Olimpiadat Ndërkombëtare.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.