Shoqata për Kërkim dhe Shpëtim e Kosovës ka njoftuar për vdekjen tragjike të të riut I.H., i cili humbi jetën të dielën pas rënies nga ura e autostradës “Arben Xhaferi”.
Anëtari i kësaj shoqate, Florim Neziraj, ka bërë të ditur se ekipet e kërkim-shpëtimit u mobilizuan menjëherë pas marrjes së informacionit për ngjarjen.
“Me të marrë informacionin për aksidentin tragjik, ekipi ynë është mobilizuar menjëherë dhe ka dalë në vendin e ngjarjes, në autostradën Kaçanik–Ferizaj, për të ndihmuar në kërkimin e personit të aksidentuar. Fatkeqësisht, viktima ka rënë nga një lartësi e urës dhe ka humbur jetën në vend. Ky është një moment dhimbjeje e pikëllimi për të gjithë ne”, thuhet në njoftim, ku Neziraj gjithashtu u ka shprehur ngushëllime familjarëve të të ndjerit.
Gazeta Online Reporteri.net ka mësuar se i riu ishte djal i vetëm i famijes.
Vdekjen e të riut e ka konfirmuar edhe kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, i cili ka thënë se i riu ka vdekur në mënyrë tragjike. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.