Pjesëtarë të shoqërisë civile në Kosovë i kanë bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje që të mos procedojnë në seancë plenare votimin e Komisionerit për Informim dhe Privatësi.
Në njoftimin e lëshuar nga shoqëria civile thuhet se kjo kërkesë e tyre vjen pasi dyshojnë se kandidati për pozitën e Komisionerit, Enver Bujari, ka ndryshuar të dhënat për përvojën e punës dhe edukimit. përmes te drejtës së qasjes në dokumente publike, ne kemi siguruar dosjen e plotë te aplikimit të tij
“Sipas dokumenteve të ofruara rezulton që z.Bujari nuk ka ofruar dokumentin që dëshmon mbi përvojën e punës, ashtu siç është kërkuar me konkurs dhe ligj, por vetëm raportin e Trustit Pensional. Ky dokument është i rëndësishëm sepse për këtë pozitë kërkohet që kandidatët të kenë: Të kenë, së paku, tetë ( vite përvojë pune profesionale, nga të cilat, së paku, pesë (5) vite përvojë në pozita udhëheqëse, dhe vetëm me raportin e Trustit Pensional një gjë e tillë nuk mund të dëshmohet”.
“Në mungesë të këtyre dëshmive, deputetët e panelit intervistues – të përbërë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe partitë tjera në pushtet- nuk është dashur që të ftonin z.Bujari fare në intervistë. Përgjegjësia për të kontrolluar dosjen i takon deputetëve të panelit intervistues. Për këtë dështim, ne mbajmë përgjegjës këta deputetë: Fatmir Humolli, Shqipe Mehmeti Selimi, Mefail Bajqinovci, Enver Dugolli dhe Arbër Rexhaj nga Lëvizja Vetëvendosje, Erxhan Galushi dhe Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës dhe Slavko Simić nga Lista Serbe”, thuhet në njoftim.
Pjesëtarët e shoqërisë civile që lëshuan këtë reagim janë: FOL, Flutura Kusari, GLPS, KDI, KCSF, Çohu, D4D dhe GAP.