×
  • Lajme
  • Lajme

    Shoqëria Civile kritikon opozitën që bojkotuan votimin e Komisionerit për Informim dhe Privatësi

    Reporteri
    17 Qershor 2021 | 20:12

    Parlamenti i Kosovës sot ka votuar për Komisionere për Informim dhe Privatësi kandidaten e rekomanduar para dy viteve nga britanikët.


    Krenare Sogojeva Dërmaku është votuar për Komisionere për Informim dhe Privatësi. Ajo është rekomanduar dy herë nga ana e ekspertëve të angazhuar nga ambasada britanike për rekrutim në pozitat e larta mirëpo nuk kishte marrë votat e mjaftueshme.

    E këtë proces e ka bojkotuar opozita. Ndërsa disa organizata dhe akter që kanë përcjell nga afër këtë proces kanë kritikuar opozitën për këtë veprim të tyre dhe kanë mbështetur propozimin e ushtrueses së detyrës së shefes së grupit parlamentar të VV-së Mimoza Kusari-Lila që kjo çështje të adresohet në prokurori, për heqjen e të gjitha dyshimeve.

    “Lidhur me dyshimet e ngritura për dokumentet e dorëzuara nga z.Bujari, ushtruesja e detyrës së shefes së grupit parlamentar znj.Mimoza Kusari Lila bëri thirrje që të përfshihet prokuroria. Në mënyrë që të largohen dyshimet e paraqitura gjatë këtij procesi, ne i sugjerojmë panelit intervistues që të ndjekë këshillen e znj.Kusari Lila duke iu drejtuar prokurorisë.

    Ne do të vazhdojmë të monitorojmë për së afërmi punën e Agjencisë për Informim dhe Privatësi”, thuhet në komunikatën e përbashkët të disa organizatave e individëve që kanë përcjell nga afër procesin e përzgjedhjes së komisionerit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!