×
  • Lajme
  • Lajme

    Shoqërohet në polici kryetari i gastronomëve, Petrit Kollokoqi

    Reporteri
    07 Nëntor 2020 | 13:09

    Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi, është shoqëruar në polici pas protestës së mbajtur nga anëtarët e kësaj shoqate të cilët kanë shprehur pakënaqësi ndaj masave të reja të Qeverisë.


    Shoqërimi në polici i Kllokoqit ka ardhur si pasojë e kundërshtimit të njërit vendim të Qeverisë me të cilin ndalohet veprimtaria e subjekteve afariste dhe biznesore në vend, nga dita e premte, prej orës 20:00 deri ditën e hënë në orën 05:00.

    Kllokoqi tha se kjo protestë është një paralajmërim që të hënën do të ketë protestë masive.

    Shoqata e Gastronomëve e ka cilësuar të pakuptimtë mbylljen e bizneseve në fundjavë, bazuar në vendimin e fundit të Qeverisë, në luftën me koronavirusin.Sipas Kllokoqit, vendimi i së premtes është i pakuptimtë përderisa kufijtë shtetërorë mbesin të hapur

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!