×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpallen të pafajshëm Adem Grabovci dhe të gjithë të akuzuarit në rastin “Pronto”

    Reporteri
    03 Janar 2020 | 9:39

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka liruar nga akuzat të gjithë të akuzuarit në rastin e shumëpërfolur “Pronto”, shkruan Reporteri.net.


    Adem Grabovci, Zenun Pajazit, Besim Beqaj dhe 8 të akuzuarit e tjerë janë shpallur të pafajshëm në aktvendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, nën arsyetimin se nuk ka prova të mjaftueshme.

    Gjyqtari Shasivar Hoti ka thënë se nuk është provuar vepra penale, ndërsa arsyetimin e detajuar ka thënë se do ta japin me shkrim.

    Ata akuzoheshin se gjatë muajit tetor, nëntor e dhjetor të vitit 2011 kishin emëruar në mënyrë të kundërligjshme në pozita udhëheqëse njerëz të afërt të tyre ose me partinë e tyre në ndërmarrjet publike “Trainkos”, “Infrakos”, “Hidro-Drini”, “Radoniqi-Dukagjini”, etj. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!