Edhe në Beograd është shpallur të premten i dështuar opsioni i “korrigjimit” të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që synohej të jetësohej nëpërmjet fazës finale të dialogut midis të dyja vendeve. Në Prishtinë, po kështu, është dhënë zotimi së çështja e sovranitetit të shtetit nuk do të negociohet me fqinjin verior.
Qëndrimet janë shprehur vetëm pak ditë pas Samitit të Berlinit, nikoqirë të të cilit ishin kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, shkruan sot “Koha Ditore”.
Kryeministri Ramush Haradinaj kishte deklaruar se samiti i kishte dhënë fund opsionit të “korrigjimit” të kufirit, kundër të cilit është shprehur prej kohësh. Por, presidenti Hashim Thaçi, i vetmi nga udhëheqësit e lartë shtetërorë që mbështeste këtë opsion, pati theksuar se të gjitha opsionet mbeten të hapura. E, të premten, homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq, e ka shpallur të dështuar idenë e tij për ta lëkundur kufirin.
Ai ka shfaqur keqardhjen që nuk do të ecë tutje ideja e tij për vendosjen përfundimtare “të kufijve të kompromisit”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.