Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se është hapur konkursi për bursa për komunitetin rom, ashkali dhe egjiptian.
Ajo ka njoftuar se në dispozicion janë 500 bursa, të cilat kanë për qëllim mbështetjen financiare.
“500 bursa për nxënësit e shkollave të mesme të larta për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian. Me qëllim të mbështetjes financiare për nxënësit e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian kemi hapur konkursin për ndarjen e bursave për nxënësit e shkollave të mesme të larta të këtyre komuniteteve për vitin shkollor 2024/2025”, ka shkruar Nagavci në Facebook.
“Bursat ndahen për nxënësit e regjistruar në klasën e 10-të, 11-të, 12-të, të arsimit të mesëm të lartë, gjimnaze dhe shkolla profesionale në Republikën e Kosovës. Shuma e bursës është 300 euro për një vit mësimor. Konkursi do të jetë i hapur deri më 11.11.2024”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.