×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpallet situata e jashtëzakonshme në Komunën e Preshevës

    Reporteri
    20 Korrik 2020 | 17:10

    Komuna e Preshevës ka shpallur situatë të jashtëzakonshme epidemiologjike – COVID-19 në tërë territorin e saj.


    Kjo u bë e ditur në nga komuna e Preshevës përmes një postimi në Facebook.

    Postimi i plotë:

    Sot në mbledhjen e mbajtur të radhës së Shtabit Komunal për Situata të Jashtëzakonshme, pas një analize të thellë nga anëtarët e shtabit, merren këto konkluzione:

    1. Shtabi Komunal për S.J në Preshevë i propozon Kryetarit të Komunës shpalljen e Situatës së Jashtëzakonshme epidemiologjike – Covid 19 në tërë territorin e Komunës së Preshevës .

    2. Autorizohet drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë që të koordinoj punën e barnatoreve kujdestare dhe të ndaloj dhënien e medikamenteve pa recept të mjekut.

    3. Urdhërohen Ordinancat private në Preshevë që të informojnë Shtabin Komunal për S.J. ose Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë për çdo rast të paraqitjeve të pacientëve me simptome Covid 19.

    4. Autorizohet kryeshefi i administratës komunale në Preshevë që të shkurtoj orarin e punës për puntorët e sektorit publik gjatë kohës së situatës së Jashtëzakonshme dhe lirim nga puna të punëtorëve mbi 60 vjeç, nënave me fëmijë të vegjël dhe punëtorëve me sëmundje kronike.

    5. Urdhërohet ndalimi i punës së restorantëve, kafiterive dhe objekteve të gastronomisë prej ora 20:00 deri në ora 05:00, gjatë kohës së situatës së jashtëzakonshme

    6. Inspekcioni komunal në koordinim me Stacionin Policor në Preshevë vazhdimisht të kontrolloj zbatimin e konkluzioneve të

    Shtabit Komunal për S.J. dhe zbatimin e urdhëresës së Ministrisë së Shëndetësisë të Serbisë numër 512-02-9/30/2/2020-01 të datës 16 Korrik 2020.

    Vendimet hynë në fuqi nga sot.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!