×
  • Lajme
  • Lajme

    “Shpata e Artë”, stërvitja e përbashkët e KFOR’it dhe EULEX’it me Policinë e Kosovës

    Reporteri
    22 Nëntor 2024 | 15:49

    Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO-ja, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX-i) dhe Policia e Kosovës do të zhvillojnë stërvitjen e përbashkët, “Shpata e Artë 2024”, në Kampin Vrelo (Prishtinë), nga sot deri më 25 nëntor 2024.

    Stërvitja do të testojë zbatimin e procedurave të menaxhimit të krizave, në skenarë të ndryshëm sigurie.

    Ky trajnim sipas KFOR-it, do të përfshijë rreth 600 personel dhe asete në të gjithë zonën e stërvitjes në Prishtinë, si dhe në rrethinën e saj dhe përgjatë rrugëve kryesore. Banorët vendas mund të presin kështu një rritje të përkohshme të trafikut rrugor.

    “‘Shpata e Artë 2024’ është një tjetër dëshmi e KFOR-it, EULEX-it dhe Policisë së Kosovës që punojnë së bashku, në mbështetje të sigurisë së qëndrueshme në mbarë Kosovën dhe stabilitetit rajonal”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!