Lëvizja Vetëvendosje ende nuk ka bërë të ditur emrat e kandidatëve për kryetar të komunave, për dallim nga PDK, LDK, AAK që tashmë kanë zyrtarizuar disa të tillë.
Një garë e nxehtë në zgjedhjet lokale të tetorit pritet të jetë edhe në komunën e Podujevës.
Shpejtim Bulliqi kryetar aktual i kësaj komune shprehet i bindur se partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje do ta kandidoj sërish për kryetar komune.
“Subjekti im ende si ka përcaktu kandidatët, por është një rregull që fituesi nuk ndërrohet, kemi besimin se do të jemi pjesë e këtij procesi dhe do të kemi fitore më të thellë se vitin e kaluar”, ka thënë Bulliqi në intervistën REPORTERI n’Komunë.
Ai ka thënë fjalë të mira për kandidatin e LDK-së, Ekrem Hyseni dhe të AAK-së, Besnik Tahiri, duke thënë se janë të përgatitur mire, megjithatë jo sa edhe për t’u bër kryetar të Podujevës. /Reporteri.net/.
“Vlerësimi është i mirë, të dytë janë të mirë, të përgatitur, profesionistë, mirëpo kryetari i komunës i ka disa kërkesa të tjera, qe atyre ju mungojne”, ka deklaruar Bulliqi. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.