×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpejtim Bulliqi mbetet pa 15 mijë eurot e kërkuara nga Valon Syla, gazetari e fiton gjyqin me Kryetarin e Podujevës

    Reporteri
    15 Qershor 2022 | 16:26

    Gazetari Valon Syla ka njoftuar se e ka fituar gjyqin me Kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, pasi ky i fundit e kishte paditur gazetarin për shpifje dhe fyerje.

    Shpejtim Bulliqi, në padinë e tij për shpifje dhe fyerje, gazetarit Valon Syla ia kishte kërkuar 15 mijë euro kompensim.

    “Gjyqin ndaj Bulliqit e fitova sot. Sa për info”, ka shkruar Syla në facebook, duke i falënderuar tutje avokatet e tij për angazhimin.

    Bulliqi në padi kishte pretenduar se gazetari Valon Syla ka bërë disa deklarata nënçmuese dhe shpifëse të vazhdueshme, plotësisht të pavërteta ndaj Bulliqit në emisionin “Pressing” më datat 09, 13 dhe 18 tetor 2021, ku sipas tij, nder tjera Syla ka thënë se “Bulliqi ia ka vjedhur fëmijëve bojën e shkollës”. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!