×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpend Ahmeti aktivizohet në kohë pandemie, tek tash i rregullon pritoret e autobusëve

    Reporteri
    29 Prill 2020 | 19:43

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se javën e ardhshme do të fillojë vendosja e pritoreve të reja të autobusëve nëpër kryeqytet.


    Ahmeti ka shkruar në Facebook se deri më tani pritoret nuk kanë pasur ndonjë emërtim zyrtar, e për këtë ai po kërkon edhe ndihmën e qytetarëve.

    “Pasi që jemi tu i ndërru pritoret e autobusëve (shih poshtë), javen e ardhshme do të fillojmë vendosjen e tyre nëpër Prishtinë. E kemi një ide. Stacionet në Prishtinë apo pritoret nuk janë të emëruara në mënyrë të sakt dhe zyrtare. Tani do ti emërtojmë ato. Por do të ju pysim juve. Për çdo stacion/pritore të madhe në qytet do të organizojmë nga një mini/vote”, ka shkruar Ahmeti.

    https://www.facebook.com/shpend.ahmeti/posts/10159758338157166

    Ai ka hapur votimin për pritoren e parë, duke iu dhënë mundësi qytetarëve të zgjedhin në mes tri opsioneve për emrin që do ta ketë tash e tutje ai stacion.

    “Psh me stacionin e parë ju do të keni mundësi që të votoni në mes të këtyre tri opcioneve: Katedralja, Papilloni ose Tri Kapelat. Dhe kështu e bëjmë për çdo stacion. Të ju japim emërtime prishtinase”, ka shkruar Ahmeti.

    Ndërrimi i këtyre  është bërë vetëm tani, ndërkohë që kishte qenë kërkesë e kahmotshme e qytetarëve të kryeqytetit.

    Ahmeti e kishte premtuar këtë qysh ne fushatën e vitit 2013, kur fitoi për herë të parë /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!