Shpend Ahmeti ka akuzuar të gjitha qeverisjet qendrore për “goditje pas shpinës” ndaj festivalit “Sunny Hill”.
Ish-kryetari i Komunës së Prishtinës ka thënë se asnjë qeveri nuk e ka ndihmuar financiarisht, e as me organizim, festivalin e organizuar nga organizata që drejtohet prej familjes Lipa.
Ahmeti, përmes një deklarimi në rrjetin social Twitter, vuri në dukje kritikat që kishte pranuar qeverisja e tij në Prishtinë për mbështetjen që i kishte dhënë festivalit.
“Për me qenë të sinqertë, asnjë qeveri nuk e ka dhënë asnjë cent për Sunny Hill. E patën nënshkru qendrën e panaireve por edhe ajo nuk u realizu. Në anën tjetër ne jemi gozhduar për subvencionimin e koncertit të parë, pagesën për Bronson, mbylljen e Germisë”, tha Ahmeti.
Për me qenë të sinqertë, asnjë qeveri nuk e ka dhënë asnjë cent për Sunny Hill. E paten nënshkru qnd. e panaireve por edhe ajo nuk u realizu. Në anën tjetër ne jemi gozhduar për subvencionimin e koncertit të parë, pagesën për Bronson, mbylljen e Germisë https://t.co/Oo8XV3N9xE
— Shpend Ahmeti (@ShpendA) June 15, 2022
Ish-udhëheqësi i kryeqytetit përmendi po ashtu akuzat ndaj tij për afërsinë me Dukagjin Lipën.
“Jam cilësu si shok i Dugit plus edhe kanë nxjerr storie që jam anëtar i bordit të Sunny Hill Foundation”, tha ai. “Lehtë është me përkrah Sunny Hill prej opozitës”.
Jam cilësu si shok i Dugit plus edhe kanë nxjerr storie që jal anëtar i bordit të Sunny Hill Foundation. Lehtë është me përkrah Sunny Hill prej opozitës. https://t.co/8YBW53t0gc
— Shpend Ahmeti (@ShpendA) June 15, 2022