Ish-kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka propozuar që Asociacioni i Komunave më Shumicë Serbe emrin ta ketë Asociacioni i Komunave të Republikës së Kosovës me Shumicë Joshqiptare.
Sipas tij, kjo do të siguronte që asociacioni të jetë i Republikës së Kosovës dhe të mos ketë karakter një-etnik.
“Unë kisha propozuar emrin Asociacioni i Komunave të Republikës së Kosovës me Shumicë Joshqiptare 1. Siguron që asociacioni është i Republikës sonë 2. S’ka karakterit njëetnik. Se a do të ketë asociacion? Për mua nuk ka debat”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.