Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, e ka uruar Shpejtim Bulliqin e VV-së, i cili do të jetë kreytar i ri i Podujevës, pasi e mposhti kandidatin e LDK-së, Nexhmi Rudari.
Ahmeti thotë se porosia e qytetarëve ka shkuar në vend, ndërsa i ka uruar sukses Bulliqit në realizimin e programit, shkruan Reporteri.net.
“Urime Shpejtim Bulliqit dhe Lëvizjes Vetëvendosje për fitoren në zgjedhjet lokale në Podujevë. Edhe pse për mandat të shkurtuar porosia e qytetarëve në Podujevë ishte e qartë! Suksese në realizimin e programit!”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet preliminare për kryetar të Podujevës, ku e ka shpallur fitues Shpejtim Bulliqin e Lëvizjes Vetëvendosjes.
Valdete Daka, kryetare e KQZ-së ka thënë në konferencë për media ka thënë se Shpejtim Bulliqi nga VV ka marrë 51.64% të votave, Nexmi Rudari nga LDK ka marrë 35.97% te votave, kurse Naim Fetahu nga PDK ka marrë 12.40% të votave. /Reporteri.net/.