Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, në rrëfimin për Pressing ka folur për momentin kur ia kishte zgjatur dorën ish-presidentit Hashim Thaçi sa ishte pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai ka thënë se menjëherë pas këtij veprimi kishte pasur një status kritikues i Albulena Haxhiut, tani ministre e Drejtësisë.
“Vjen Edi Rama me Hashim Thaçin në lojën e basketbollit të Prishtinës. Vijnë, unë çohem e përshëndeti Edi Ramën, unë ia jap dorën, ma jep dorën Hashim Thaçi, unë ia jepi dorën, mandej Albulena Haxhiu shkruan status”, ka thënë Ahmeti.
Ahmeti ka treguar edhe për reagimin në VV, pas këtij veprimi, duke thënë se ai nuk mundet t’i bëj disa gjëra, që sipas tij, mund t’i bëj Albin Kurti.
“Kur kthena në Lëvizje, t’u m’kqyrë krejt kështu qysh ia dhe dorën? Ia jap dorën se s’di ndryshe. Nuk muj me bo atë punë. Albini mundet. Ka mujtë edhe me kqyrë shtremtë, edhe mos me folë, edhe me ta kthy shpinën. Nuk muj, s’jam qasi njeri”, ka theksuar Ahmeti.
“Kjo s’do të thotë që pajtohem me Hashim Thaçin”, ka thënë ai.
“Nuk kam pasur kurrfërë relacioni në komunë me Devollët. Më ka kushtuar shumë. Edhe brenad VV-së. Më vunë në qendër të vëmendjes. Nuk mund të shpjegohesha. As nuk mund të dilja në TV. Nuk kisha strategji”, tregon ai.
Ai thotë se me Blerimin ishte njohur që moti, nga koha kur Ahmeti ishte në FER, ndërkohë që tani ishte në pozitë të keqe pasi që kritikohej edhe brenda VV-së por edhe jashtë saj. Ai thotë se nuk kishte strategji si të dilte nga kjo situatë dhe se e kujton si momentin më të keq në karrierë.
“Ata e dinin që kur duhej të kërkohej ndihmë isha unë ai që shkoja. Kemi kërkuar ndihmë. Për me na shtyp gjëra e këshut. Me financa nuk jam marrë kurrë në VV. Për me lyp dikujt ndihmë jom shku. Nuk ishte shumë që unë u kërkova të kërkoja para për VV-në. tash u bëra nifar i keqi njëfar njeriu që lidhet me oligarkë. E tash me homollogim e krejt i bajsha une. Ka qenë e padrejtë edhe për relacionet time me Blerimin, pasi e kemi respektuar njëri-tjetrin edhe më ka ndihmuar edhe në kohën sa isha në FER. Tash u duhej të bëhesha që nuk e njoh. Kjo është gjëja që më ka bërë më së shumti dëm në karrierë”, shtoi ai.