×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpend Ahmeti gjobitet me 35 euro për festën e ditëlindjes: Ende pa filluar kanë ardhë tri vetura të policisë dhe dy të AUV-it

    Reporteri
    18 Prill 2021 | 14:00

    Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka teguar se mbrëmë gjatë festës së ditilëndjes me familje në një hapësirë private është dënuar nga Policia e Kosovës. Ai ka thënë se 15 të pranishmit janë dënuar me 35 euro gjobë për mosmbajtje të distancës.


    Ai ka shkruar se rreth orës 20:00 tri vetura të Policisë dhe dy të AUV-ut janë parkaur para shtëpisë së tij pasiqë dikush i kishte lajëmruar se ka dasëm.

    “Mbrëmë kam festuar ditelindjen me familje në një hapësirë private – jo biznis – ku kemi qenë rreth 15 persona prej të cilëve gjysma familjarë (në mes tyre bashkëshortja dhe fëmijët). Ende pa filluar dhe rreth orës 20 (dy orë para orës policore) kanë ardh tre kerre të policisë dhe 2 të Avuk të cilët më kanë thënë se dikush ka lajmëruar dasëm”, shkroi Ahmeti, përcjëllë Reporteri.net.

    Ai ka thënë se është çuditur me këtë gje pasiqë mbledhia ishte familjare dhe në hapësirë private.

    Postimi i plotë i Ahmetit:

    Mbrëmë kam festuar ditelindjen me familje në një hapësirë private – jo biznis – ku kemi qenë rreth 15 persona prej të cilëve gjysma familjarë (në mes tyre bashkëshortja dhe fëmijët). Ende pa filluar dhe rreth orës 20 (dy orë para orës policore) kanë ardh tre kerre të policisë dhe 2 të Avuk të cilët më kanë thënë se dikush ka lajmëruar dasëm
    U çudita se si pa nisur ende një mbledhi familjare në hapësirë private, dikush paska lajmëruar “dasëm”.

    Unë kërkova që të gjobitemi sipas ligjit. Unë dhe mysafirët u dënuam me gjoba për mosmbajtje të distancës dhe maskave. Nga 35 euro.

    Në këso rrethanash dhe pa hyrë në konspiracione, me sinqeritetin më të madh e falënderoj Policinë e Kosovës dhe AVUK për sjellje profesionale gjatë vizitës.

    Mua mbledhia private më kushtoi më shtrenjtë, por rregullat vlejnë edhe për kryetarin pa marr parasysh se a pajtohem me masat apo jo.

    P.s. Kjo ishte mënyrë e mirë me tregu se sot kam ditëlindjen

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!