×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpend Ahmeti ia dorëzon edhe zyrtarisht detyrën Përparim Ramës

    Reporteri
    07 Dhjetor 2021 | 11:22

    Ish-kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ia ka dorëzuar zyrtarisht detyrën kryetarit të ardhshëm Përparim Rama.

    Ahmeti me këtë rast e ka këshilluar Ramën që të flejë sonte ngase për katër vjet e presin shumë punë.

    Madje ai i ka premtuar se telefonin çdo herë do ta mbajë të hapur sa herë që ai ka nevojë për ndihmë.“Flejë sonte sepse tash 4 vjet pak gjumë do të keni. Sukses në punë”.

    “Unë nuk të përzihem në punë, por telefonin çel e kam me të ndihmuar”.
    Kryetari i ardhshëm, Përparim Rama ka thënë se Prishtina është qytet i karakterit unik.

    Ai tha se do t’ia dalin 4 vjet duke shpresuar se do të qeveris edhe katër vjet të tjera.

    “Mendoj që fokusi jonë do të jetë përbashkimi i të gjithëve në të mirën e qytetarëve të Prishtinës”. “Ne e kemi kaosin urban dhe duhet ta luftojmë së bashku. E di që në aspektin e financave si sfida më e madhe nuk kemi sfida. Nuk kam dyshim që do t’ia dalim 4 vjet e po ashtu edhe 8 vjet”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!