×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpend Ahmeti ironizon me deputetët, propozon të “ndëshkohen” me nga 170 euro pagë

    Reporteri
    18 Maj 2020 | 22:27

    Kryetari i Komunës së Prishtinës. Shpend Ahmeti ka komentuar caktimin e seancës së re të Kuvendit të Kosovës, për datën 4 qershor, duke thënë se me gjithë krizën shëndetësore e ekonomike, deputetët nuk janë takuar asnjëherë gjatë këtyre muajve të fundit.


    Ahmeti madje ka dhënë një propozim për deputetët paga e të cilëve kalon dyfishin e mesatares së pagës në Kosovë, duke thënë se do të ishte mirë që deputetët të paguhen me nga 170 euro si qytetarët e tjerë.

    “Kuvendi i Republikës paska caktuar seancë me 4 qershor. Kjo do të thotë që gjatë majit, në krizën më të madhe shëndetësore ekonomike në 20 vitet e fundit, nuk janë takuar asnjëherë. Ndoshta duhet të paguhen 170 euro si krejt të tjerët”, ka thënë ai ne Twitter./Reporteri

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!