×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpend Ahmeti ironizon me Hotin: Dy shtëpi në një lagje, njëra ka orë policore, tjera jo

    Reporteri
    12 Nëntor 2020 | 7:59

    Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka kundërshtuar përsëri masat e reja Anti Covid që ka prezantuar dje Qeveria e Kosovës.


    Ahmeti në një postim të fundit në Facebook ka ironizuar me masat e ndërmarra nga qeveria Hoti duke thënë se gjysma e lagjes Nic është në Gracanicë e gjysma në Prishtinë.

    “Ka edhe ma absurde. Gjysa e Lagjes Nic është në Graçanicë e gjysa në Prishtina. Njana shpi ka orë policore, e kojshia i parë mundet me dal”, tha ai.

    Kreu i kryeqytetit dje ka thënë se është absurde pse kush jeton në lagjen Marigona mundet me dalë pasi nuk është në zonën e kuqe.

    “Kush jeton në Lagjen Marigona është në zonën e gjelbër e mundet me dal, e kush jeton në Qëndresa është në zonën e kuqe e ka orë policore”, tha ai. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!