Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti thotë se vendi duhet të mbyllet edhe për dy javë të tjera.
Ai përmes një postimi në profilin e tij në ‘Facebook’ i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës që ta mbyll vendi edhe për 2 javë të tjera dhe vaksinimi të jetë më i egër, shkruan Reporteri.net.
Më poshtë sugjerimet e Ahmetit për Qeverinë Kurti:
Tash është vonë për kozmetikë. Masat si ajo me Shqipërinë vetëm irritojnë dhe nuk janë zgjidhje për këtë situatë.
1. Mbyllje dyjavore më e rreptë për ta ngadalësuar përhapjen – me grante për biznese
2. Prioritet i vetëm dhe ekip special për prokurim të vaksinave të prodhuesve të ndryshëm.
3. Vaksinim më agresiv me fushata informuese që luftojnë keqinformimin.
4. Decentralizim i vaksinimit – vaksina te qytetari e jo qytetari te vaksina
5. Restriksione për të pavaksinuarit – ndalesa hyrje në gastronomi, hapësira të mbyllura dhe evenimente
Përndryshe çdo tre muaj do të vajtojmë nga variantet e reja. Më mirë dy javë mbyllje se katër muaj vajtim dimrit.
Edhe një viktimë në ditë është shumë e lere më 25-30. Skemi njerëz për të humbur.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.