Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka kritikuar mbledhjen e qytetarëve mbrëmë në Podujevë pas fitores së Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë në zgjedhjet lokale.
Ahmeti thotë se situata mbrëmë ishte brengosëse për Covid përfshi edhe Prishtinën.
Ai thotë se nuk mendon se dikush do të mund të ndalte qytetarët të mblidhen në Podujevë, por rekomandimi i IKSHP-së është të mos ketë turma të mëdha të qytetarëve.
Postimi i tij:
Pa paragjykim e as komentim politik për zgjedhjet në Podujevë mbrëmë ishte situatë brengosëse për covid përfshi edhe Prishtinën.
Nuk mendoj se dikush do të mund të ndalte qytetarët të mblidhen në Podujevë, por rreziku më i madh ose rekomandimi i çdo agjencie shtetërore të shëndetit publik të shteteve – ekuivalente me IKSHP – është që mos të ketë turma me theks të veçantë në turmat me këndim për shkak të shpërndarjes së grimcave nga të infektuarit.
Shpresojmë në më të mirën por do ta dijmë pas dy javësh e tutje përfshi edhe Prishtinën duke konsideruar lidhjet e Prishtinës me Llapin. Edhe njëherë, nuk mendoj se dikush do të mund të ndalonte mbledhjën e qytetarëve!
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.