×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpend Ahmeti mirëpret rrëzimin e Qeverisë

    Reporteri
    20 Maj 2019 | 11:48

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa njoftoi se gjatë kësaj jave pritet të takohet me kryetarin e Lëvizje Vetëvendosje Albin Kurti për t’u dakorduar lidhur me mocioni për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës, shkruan Reportri.net


    Mustafa bëri të ditur se do të ketë një takim edhe me kryetarin e PSD-së, Shpend Ahmeti.

    E kreu i PSD-së Shpend Ahmeti i është përgjigjur ftesës së Mustafës. Ahmeti përmes një postimi në Facebook ka thënë se mirëpret paralajmërimet dhe iniciativat për konsultime opozitare për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë, shkruan Reporteri.net

    ”Mirëpres paralajmërimet dhe iniciativat për konsultime opozitare për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë.
    PSD ka qenë dhe është e gatshme të koordinojë veprimet në interes të shtetit të Kosovëss”, ka thënë Ahmeti, shkruan Reoporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!