Kryetari i Kosovës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka nderuar dëshmorët e Prishtinës.
Për dallim nga krerët më të lartë të shtetit, që bënë homazhe fizikisht para varrezave të dëshmorëve në Prishtinë, ai ka zgjedhur që virtualisht t’i nderoj ata, duke respektuar masat anti-COVID.
“Në pamundësi të tubimit fizik, sot virtualisht përulemi para dëshmorëve të Prishtinës. Ju themi familjeve që në vend të pikëllimit të kenë krenari që në familjet e tyre kishin njerëz që ishin të gatshëm të sakrifikojnë jetën që ne të jetojmë të lirë. Në ditën e dëshmorëve të Prishtinës edhe ne i përkujtojmë me krenari! Lavdi!”, ka shkruar ai në një postim në rrjetin e tij social Facebook.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.