Kryetari i Prishtinës njëherit edhe i PSD-së Shpend Ahmeti ka parkuar veturën e tij zyrtare në mes të rrugës për të pirë kafe, shkruan Reporteri.net
Burime të Reporterit bëjnë të ditur se Policia e Kosovës ka shkuar në vend të ngjarjes por nuk ia kanë konfiskuar veturën.
Ndërsa siç mësohet nga burimet e redaksisë, Ahmeti pas intervenimit të policisë e ka larguar veturën të cilën e kishe lënë në mes të rrugës afër Katedrales ‘Nëna Tereza’, në Prishtinë.
Ndërkaq nuk është rasti i parë kur veturat zyrtare keqpërdoren, pasi që janë raportuar me dhjetëra raste të keqpërdorimit të formave të ndryshe si shfrytëzimi pas orarit të punës, vozitja me shpejtësi të lartë duke i shkelur rregullat e komunikacionit, madje në Ferizaj drutë e konfiskuar janë bartur me veturë zyrtare. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.