Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, nuk po do që sheshin e Prishtinës për festa të fundvitit ta dekorojë pa marrë pëlqimin e qytetarëve.
Ai në grupin #rriNshpi me neve me anë të një sondazhi ka pyetur qytetarët se a duhet të dekorohet qyteti për këto festa.
Kjo pasi që vendimet për ndarjen e mjeteve për këtë gjë nga komunat tjera nuk kanë kaluar pa u komentuar negativisht nga opinioni.
Sigurisht se kjo pyetje e Ahmetit drejtuar qytetarëve vije pas gjendjes së rëndë me pandeminë e coronavirusit që po kalon vendi.
Mbetet të shihet nëse kryqyteti do të dekorohet apo jo në këtë fundvit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.