Salih Zyba nga Lëvizja Vetëvendosje ditë më parë përdori një gjuhë përçarëse dhe kërcënuese në një status të publikuar në rrjete sociale.
Pas euforisë së fitores së partisë të cilës i takon, Zyba tha se kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti përveç që nuk do të jetë deputet, nuk do të jetë as kryetar komune.
Madje ai tha se vendin ku do të jetojë ka të drejtë ta zgjedhë si Xhabir Zharku.
Pas këtij kërcënimi të hapur që pati Zyba, tanimë ka reaguar edhe Shpend Ahmeti, i pari i PSD-së, i cili tha se është qytetar krenar i Kosovës dhe se nuk e ka synim azilin në asnjë shtet tjetër.
“Jam qytetar krenar i Republikës së Kosovës dhe nuk e kam synim azilin në asnjë shtet tjetër. Nuk ja kam pas frikën kërcënuesve në asnjë rrethanë e aq më pak disave që i njoh mirë. Urime miq të mi! Kosova ka mjaft probleme për me i zgjidh”, ka shkruar Ahmeti në facebook.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.