×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpend Ahmeti shpjegon se pse ndau mijëra euro për qendrat e masazheve

    Reporteri
    16 Dhjetor 2020 | 15:32

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas raportimeve për ndihmat që do t’i jepte komuna për bizneset kryeqytetase, e ku përfshiheshin edhe qendrat e masazheve, ndër tjera.


    Ahmeti në një adresim përmes Facebook-ut ka deklaruar se kriteret nuk “janë sipas tekeve të komunës” derisa ka treguar se bizneset regjistrohen si të tilla në ARBK – nivel qendror.

    Tutje, Ahmeti ka thënë nuk ka pas proces të vlerësimit individual të secilit aplikacion.

    Reagimi i plotë:

    Bizneset nuk regjistron në Komunë e as nuk marrin leje për punë në Komunë. Bizneset nuk i përcaktojnë aktivitetet në Komunë e as nuk klasifikohen në Komunë. Vendimet për ndalim të aktiviteteve në Kosovë gjatë pandemisë nuk janë marr në Komunë.

    Por Komuna ka vendos me i ndihmu bizneset e goditura gjatë pandemisë me një fond që po ashtu nuk e gjeni në Komunat tjera.

    Krejt bizneset mikro dhe të vogla (të regjistruara në ARBK – nivel qendror) para marsit 2019 kanë pas të drejtë aplikimi. Klasifikimi i biznesit në mikro dhe të vogla bëhet nga Administrata Tatimore (nivel qendror). Po ashtu kemi kërkuar që bizneset të jenë të goditura direkt nga vendimi i qeverise me ndalim direkt të atij aktiviteti përmes kodit të aktivitetit.

    Pra krejt këto kritere nuk janë sipas tekeve të komunës.

    Për të mos qenë subjektiv ne kemi dhënë shuma të barabarta për krejt bizneset e një niveli. 7,000 kanë aplikuat online në proces transparent. Lista është dërguar në ATK për të konfirmuar se a janë nga Prishtjna, a janë mikro dhe të vogla dhe kodin e aktivitetit.

    Nuk ka pas proces të vlerësimit individual të secilit aplikacion. Kjo do të na bënte subjektiv. Nuk kemi shkuar te secili biznes për të parë se çka po bëjnë. Kemi marr institucionet shtetërore përgjegjëse sipas ligjit për të konfirmuar se a ekzistojnë, a janë regjstruar dhe janë ndaluar gjatë pandemisë.

    Titujt si Shpend Ahmeti ndan kaq euor për këto biznese janë propaganda me qëllim të ulët e besa edhe të poshtër. Unë nuk ndaj fonde specifike, unë nuk kam qenë pjesë e procesit e më e rëndësishmja Komuna nuk ka bërë vlerësim të bizneseve se cili është i ndershëm e cili jo. Nuk jemi as polici për me vlerësu a është diçka ilegale a jo.

    Por ja që Komuna e Prishtinës ndan fonde edhe për këtë portal që bën këso propagande. Sepse unë si kryetar nuk ndaj fonde dhe nuk janë paratë e komunës para të mia. As nuk diferencojmë bazuar në faktin se a rreni a jo. Përndryshe edhe shpifja është ilegale.

    Një qëllim e ndihmë me të cilën janë pajtuar krejt psrtitë dhe prej të cilës përfitojnë mbi 4 mijë biznese mundoheni me njollos për klikime afatshkurta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!