Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, është deklaruar serish lidhur me propozimin e tij për vendosjen e taksës për veturat që hyjnë në kryeqytet.
Pas reagimeve të ndryshime lidhur me këtë çështje, i pari i Prishtinës ka përdorur serish Facebookun për të dhënë sqarime shtesë.
“S’është taksë për qytete tjera, por pagesë shtesë për një pjesë të qendrës ku ka shumë tollovi me vetura. Kjo vlen për krejt dhe jo vetëm për regjione të tjera. Kjo s’fillon tash, por do të ketë diskutime. Kjo shkon bashkë edhe me rregullin në trafik, kamerat e trafikut. Pra, ka kohë dhe është politikë progresive”, ka shkruar ai.
Ahmeti më herët kishte thënë se numri i sëmundjeve respiratore dhe fataliteteve si rezultat i ndotjes është i madh, andaj kjo është njëra prej arsyeve për vendosjen e një takse për vetura në Prishtinë.
Kjo kishte shkaktuar reagime nga kryetarë të komunave të tjera, dhe të Lëvizjes Vetëvendosje që janë shprehur haptas kundër kësaj ideje.
https://www.facebook.com/shpend.ahmeti/posts/10160408232847166
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.